FK BvK Konjare ka shënuar fitore të vështirë në kuadër të xhiros së 9-t të Ligës së Tretë-Veri. Sot BvK fitoi 2-1 në udhëtim te Maxhari, në stadiumin “Boris Trajkovski”.
Golat për mysafirët i shënuan Fatih Jusufi (32’) dhe kapiteni Orhan Miftari në minutën e 55-të. BvK ishte duke humbur me rezultat 1-0, por skuadra nga Konjare e Mesme e Shkupit përmbysi rezultatin.
Sipas vendësve ndeshja e sotme ka zgjatur 98 minuta!
BvK tani ka 19 pikë dhe gjendet në pjesën e sipërme të tabelës. Ndeshjet tjera të kësaj jave do të luhen sot pasdite./Open-TV.