Një foto e rrallë me vlerë të madhe. Kështu dukej KF Vaksinca nga komuna e Likovës në vitin 1989, dmth para 33 vitesh. Fotoja është dërguar nga një lexues i Open-TV, Leutrim Rexhepi. Për fat të mirë, ai na i ka dërguar edhe emrat e lojtarëve në fotografi të vjetër.
Në këmbë nga e djathta: Shaipi, Irfani, Salimi, Bedriu, Nuriameti, Naseri.
Ulur nga e djathta: Qaniu, Bujari, Ismet M, Nurani, Tefiku, Ismeti.
Për fatin e keq, KF Vaksinca sot nuk funksionon si klub futbolli./Open-TV/