KF Llopati nga Kumanova gjithmonë ka pasur emra të mëdhenj të futbollit dhe që nuk harrohen, shkruan Open-TV.
Kjo fotografi është diku rreth viteve 1999-2000. Dhe, kur kujtohet kjo fotografi, atëherë me siguri se do të zgjojë mall të madh tek të gjithë brezat e vjetër të klubit.
Emra që edhe sot kujtohen me krenari si:
Në këmbë, nga ana e djathtë në të majtë: Mirsad Sinani, Alisan Tefiki, Rexhail Jashari (nuk jeton më), Ismet Sulejmani, Sulejman Neziri, Shukri Tefiki, Arad Aliu, Bekim Asipi dhe Remzi Ahmeti.
Ulur, nga ana e djathtë në të majtë: Avderraman Refiki, Adem Sulemani, Reshat Tefiki, Fersan Sulejmani, Sali Sinani dhe Sedat Sulejmani.
Pjesë e këtij ekip ka qenë edhe Mentor Vejselji e Eroll Bajrami, por që mungojnë në këtë fotografi.
Kjo gjeneratë futbollistësh dridhnin të gjitha klubet e qytetit në Kumanovë dhe rrethinë.
KF Lopati pritet që sërish të aktivizohet. (Open-TV)
Ky tekst është përkrahur nga: