FC Forca nga Kumanova sot e fitoi Futsal Shkupin me rezultat 4:0 dhe u kualifikua në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futsal. Ndeshja u luajt në sallën sportive “Faik Konica” në Sllupcan.
Kumanovarët për herë të parë pas themelimit do të luajnë në finale të kupës nacionale.
Golat për Forcën i shënuan: Leveski, Dalipi, Petrovic dhe Kërstevski.
Kjo ishte fitorja e tretë e Futsal Forcës kundër Futsal Shkupit gjatë këtij sezoni.
Në finalen e madhe, FC Forca do të përballet me KMF Klimi nga Kavadari. (Open-TV)