Botërori i Katarit nis pas 18 ditësh dhe do të jetë edicioni i 22-të i aktivitetit më të rëndësishëm në glob për kombëtaret e futbollit. Kjo është hera e fundit që do të marrin pjesë 32 skuadra, sepse duke filluar nga Botërori i vitit 2026 do të marrin pjesë 48 kombëtare.
“Panorama Sport”, ashtu siç e ka bërë traditë prej shumë vitesh, do të sjellë historikët e të gjithë Botërorëve që janë luajtur deri tani, duke filluar nga ai i pari i zhvilluar në vitin 1930, të cilin e fitoi Uruguai, deri tek ai i vitit 2018 që e fitoi Franca.
Duke filluar nga sot (3 nëntor 2022) do të gjeni çdo ditë në gazetë dosierët dedikuar ekskluzivisht çdo Botërori që është luajtur deri tani, ku do të jenë të pasqyruara ngjarjet më pikante, renditjet dhe statistikat përkatëse./panoramasport.al.