Futbollistët e Struga Trim Lum shënuan sot një fitore të rëndësishme kundër Rabotnickit me rezultat 1-2 në stadiumin Arena në Shkup, në kuadrin e javës së 24-të, shkruan Open-TV.
Por, kjo fitore e tyre e madhe mbeti nën hijen e lëndimit të rëndë të Besmir Bojkut, i cili më pas u dërgua për në spital.
“Sigurishtë ishte një fitore e rëndësishme pas rezultateve të djeshme, por gjithsesi na vjen shumë keq për lëndimin e Bojkut. Ndeshje e vështirë, ndeshje e luftuar, tre pikë të rëndësishme për ne, por gjithsesi ai lëndimi I Bojkut na mërziti. Shpresoj të kalojë sa më lehtë”, deklaroi për Open-TV, Albtrim Qyra, president i FC Struga Trim Lum.
Video e plotë: