Edhe Ilirid Ademi është ndarë me skuadrën e Erzenit, ka njoftuar faqja Erzeni ndër vite.
Postimi i plotë:
Ilirid Ademi sulmuesi 28 vjecar nga Gostivari i cili u aktivizua për 31 ndeshje sezonin e kaluar me fanelën shijakase ku në 28 ndeshje i nisi si titullar dhe 3 ndeshje si zëvëndësues duke zhvilluar 2219 minuta me K.f. Erzenin duke shënuar dhe 4 gola.
Erzeni Ndër Vite e falenderon përzemërsisht për kontributin e tij me fanelën e Erzenit ku prezenca e tij ishte e një klasi të lartë në fushën e blertë të lojës, ku na dhuroi shumë emocione me kontributin e tij ku bashkë me ish shokët e tij të ekipit arritën ti mbajnë shijakasit sërish në 10_të ekipet më të mira të kategorisë “Abissnet Superiore”
Faleminderit Ilirid Ademi
Gjithë të mirat në karrierë, jetë dhe familje.