Skuadra shqiptare, Voska Sport nga Ohri, po marshon drejt elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. Voska e ka mposhtur me rezultat 2:1 Vardarin, në takimin që u zhvillua në Ohër.
Trajneri Berat Imeri tha se kjo ishte një fitore e madhe.
“Fitore shumë e rëndësishme, fitore me meritë, fitore e madhe kundër një kundërshtari i cili kishte ardhur në Ohër vetëm për tu mbrojtur. Ne deri në momentin e kartonit të kuq ishim shumë mirë, ku na mungonte vetëm goli. Pas kartonit të kuq ishim disi jo si duhet, pasi në ato momente mendoj se na mungoj edhe koncetrimi. Pastaj pjesa e dytë ishte normale, lojë vetëm në një portë, për arsye se kundërshtari vazhdoi me filozofinë e njëjtë, duke u mbrojtur, mirëpo në fund ja arritëm qëllimit duke shënuar dy gola, që edhe na e siguruan fitoren. Meritat për këtë fitore mund të them lirisht se shkojnë për gjithë ekipin, që edhe njëherë tjetër tregoi grindë, shumë luftë dhe vetëbesim, që në fund dha edhe rezultatin e duhur”, tha ai.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe pesë javë, kurse Voska Sport dhe Gosivari janë në dy pozitat e para për promovim në elitë. Vardari është i treti, vend që të çon në barazh.