Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum solli kapitenin e kombëtares së re të Maqedonisë në futboll deri në 18 vjeç, Hadis Tairi.
Ai nënshkroi kontratë katërvjeçare dhe në fakt rikthehet në Strugë ku edhe e filloi karrierën e tij.
Më pas ai luajti për New Stars, Veleshtë dhe Ohrid Lichnidos, dhe drejtuesit e Strugës Trim Lum tani e kthejnë atë si një futbollist që mund të jetë konkurrues në ekipin e seniorëve.
Hadis Tahiri luan në krahun e majtë.