Shkruan: Furkan Saliu
Kështu iu pafsha gjithmonë!
Gara politike le të mbetet vetëm politike. Të jetë garë e ideve, platformave, projekteve, garë burrërore pa pisllëqet për të cilat jemi të njohur viteve të fundit.
Dhasht’ Zoti që fushata presidenciale e të dy kandidatëve të vazhdojë kështu. Është tepër pozitive, pa asnjë ofendim deri më tani.
Shpresoj që fushata presidenciale do të ndikojë edhe në atë parlamentare që një herë në jetë të jemi shembull pozitiv.