Open-TV shkruan se në ditën kur po festohet dita e Flamurit – 28 Nëntori, dita e Pavarësisë së Shqipërisë, KF Bashkimi nga Kumanva këtë ditë e feston si kampion vjeshtor.
Deri në përfundim të sezonit vjeshtor ka mbetur të luhet edhe një xhiro dhe pa marrë parasysh se si do të mbyllet ndeshja e fundit, Bashkimi është kampion i gjysmësezonit (37 pikë), pasi ka tre pikë më shumë se ndjekësi i saj BvK, të cilën e ka fituar në ndeshjen e parë në Konjare të Mesme të Shkupit.
Postimi i klubit në faqen e tyre zyrtare në Facebook:
Miremengjesi miq!
Sot festojme Diten e Flamurit si kampiona vjeshtor te Liges se Trete – Veri!
Cfare dite, cfare mrrekullie!
VEC BASHKIM!/Open-TV/