Futbollistët e Besës shkruan historinë e klubit! Klubi i vogël nga fshati i Gostivarit, Dobërdoll, kurorëzoi sezonin e tij më të mirë në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë, duke u plasuar në elitën e futbollit vendor. Katër xhiro para përfundimit të sezonit, Besa ka siguruar matematikisht të paktën vendin e dytë, që nënkupton pjesëmarrjen në Ligën e Parë sezonin e ardhshëm.
“Djemtë” e Aleksandër Tanevskit fituan pikën e nevojshme për një sukses historik pasditen e sotme, pasi para publikut të tyre luajtën pa fitues në derbin e xhiros ndaj Pelisterit të vendit të dytë (0-0).
Ndryshe nga derbi, dhjetë gola u panë në duelin mes Teteksi dhe Arsimi i Çegranit, e cila përfundoi me fitoren 4:6 të skuadrës shqiptare.
Besa kryeson me 67 pikë, pasojnë Pelisteri 61, Detonit 55, Arsimi 44, Ohrid 39, Skopje 39, Bashkimi 38, Kozhufi 34 pikë etj. (Open-TV)
Rezultatet
Besa – Pelisteri 0:0
Teteksi – Arsimi 4:6
Ohrid – Kamenica Sasa 1:1
Bellasica – Kozhufi 2:0
Bashkimi – Skopje 0:0
Novaci – Detonit 0:1
Osogovo – Karaormani 2:1
Pobeda – Vardari (N) 1:1