Tre karateistë të KK Rinia nga fshati Mateç i komunës së Likovës kanë siguruar pjesëmarrjen në kampionatin ballkanik që do të mbahet në Stamboll të Turqisë nga 31 maj deri më 2 qershor të këtij viti, shkruan Open-TV.
Elif Osmani, Ajan Emini dhe Furkan Osmani ia dolën të shënojnë këtë sukses në kampionatin shtetëror zgjedhor për pionier (10-13 vjec) në Gjevgjeli.
Postimi i KK Rinia:
Me tre garues, tre kualifikime për Kampionat Ballkanik.
Sot në Gjevgjeli u mbajtë kampionati shtetëror zgjedhor per pioner 10-13 vjeç ku ishte kualifikues për kampionat ballkanik.
Tre garuesit tanë arritën të kualifikohen dhe treguan performancë të shkëlqyeshme.
Elif Osmani vendi parë 🥇
Ajan Emini vendi tretë 🥉
Furkan Osmani vendi tretë🥉
Trajneri klubit Seful Osmani shprehet i kënaqur me këtë paraqitje të garuesve duke ju dëshiruar dhe shpresuar suksese në kampionatin ballkanik.
Poashtu kërkojmë nga sportdashësit që t’na mbështetin financiarisht që ta realizojmë këtë kampionat i mbahet në Stambollë të Turqisë.
Ngadata 31/05-02/06/2024
Ne ju faleminderojmë miq të nderuar per mbeshtetjen tuaj. (Open-TV)