KF Besa nga Çellopeku në fundjavë shënoi fitore ndaj Mërgimtarit me rezultat 2-1, në takimin e luajtur në stadiumin e Bërvenicës, shkruan Open-TV.
Golat për Besën i realizoi Arben Selmani nga goditjet e lira.
Skuadra nga Çellopeku këtë fitore të rëndësishme ia dedikon ish-futbollistit të tyre Besjan Jasharit.
“Fitorja e sotshme i dedikohet vetëm njërit- Besjan Jashari”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ndërsa, para fillimti të ndeshjes futbollistët e Besës ishin fotografuar me një transparent ku shkruhej: “Gjithmonë në zemrat tona Besjan” dhe me fanellën numër 2.
Pas javës së 12-të në Ligën Komunale, Besa renditet e pesta me 20 pikë, kurse Mërgimtari i katërti me 23 pikë. (Open-TV).