Shkruan: Etem Xheladini
Është koha e fundit që institucionet të bëjnë më shumë në të ardhmen dhe ti përjetësojnë veprat e atyre që i vunë themelet e kêtyre institucioneve dhe sakrifikuan për rritenë e tyre. Menaxhuesit me stafet e tyre sot sa janë të gatëshëm ti lënë inatet politike që i sollën mrenda tyre, të shfrytëzojnë rrugët ligjore e etikën morale, për rehabilitimin e atyre qê sakrifikuan nga vetja, në ngritjen e këtyre institucioneve, e në veçanti tê atyre arsimore, duke filluar nga ai fillorë, i mesëm e deri te ai sipëror.
Për fatë të keqë nê institucionet ku menaxhohen nga shqiptarët nuk ka asnjë gjurmë, shenjë të veprimtarëve e atëdhetarëve në vendbanimet Shqiptare, me përjashtim të Universitetit të Tetovës, ku Rektorati e Senati i këtijë tempulli të diturisë, këte Universitet e emruan me emrin e themeluesit të sajë Dr. Fadil Sulejmani, njëherit edhe i gritën përmendoren në hyrje të “Universitetit të Fadil Sulejmani”.
Në Europë, po edhe te ne, në institucionet ku menaxhohen nga maqedonasit, po edhe serbët e turqit, sê paku në shenjë kujtimi themeluesve, veprimtarëve e atëdhetarëve u ngrisin pllaka kujtimi, e mos të flasim për kushtimin e ndonjë libri e ngritjen e ndonjê përmendore. Kjo duhet bërë për hirë të gjeneratave të reja, se këto institucione nuk na i fali dikush, po për ta u sakrifikua shumë mund, e për ate duhet të ruhene si sytë e ballit.