Etem Xheladini
Gjenerata ime i filloi mësimet e ciklit fillor, të mesëm e të lartë në gjuhë shqipe, por disa gjenerata lirshëm mund të themë pa fatë, u detyruan që mësimet në shkollat e mesme e të larta që t’i vazhdojnë në gjuhën sllave shtetërore të ish-sistemit.
Për këto padrejtësi që u bëheshin popullit tonë falë Zotit, mua e gjeneratës time, si shumë gjeneratave gjatë historis na ra hise të luftojmë e të sakrifikojmë nga vetja qê të kthejmë shkollimin e gjeneratave të reja të mësojnë në gjuhën shqipe nga çerdha, cikli ulët, shkollat fillore , të mesme e deri te ai siprorë në gjuhën më të bukur shqipe.
Me këte ndryshoi gjithçka dhe morëm rrugën dhe kahje të mbarë…
Vitet kalojnë… ngadal po plakemi edhe ne pa e kuptuar, pa e ndjerë, por jemi gjithëmon krenar, derisa vjen një çast dhe shohim veten, po edhe gjeneratat e reja që avansohen, e janë shembullë ku do që na përfaqësojnë me dijen e tyre.
Njëherit na bëjnë të ditur që tashmë jemi prindër, gjyshë dhe me obligime pos atyre shoqërore ndaj fëmijëve, nipave e mbesave tona…
Sot lirishtë mundemi të mburremi e të jemi krenar si Komb që kemi një RINI më të mirë, aftë e të ditur në Europ e botë.