Gjatë muajit prill të këtij viti është paralajmëruar se do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë.
E lajmin në fjalë drejtor i SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri”-Kumanovë, Nagri Rexhepi deklaron për Open-TV se e kanë pritur me gëzim të madh.
“Me të dëgjuar për lajmin e ndërtimit të objektit të gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Kumanovë ne si drejtori, staf, si dhe nxënësit e pritëm me gëzim. Është lajm të cilin e presim me vite, shpresojmë që gurthemeli të fillojë në prill, të ndërtohet objekti brenda afatit të paraparë prej 24 muajsh dhe sa më shpejt ne të futemi në atë objekt, të bëjmë mësim në atë objekt të përshtatshëm për shkollë të mesme, me kabinete, me klasa të përshtatshme, me hapësirë dhe lokacion që i kja hije një gjimnazi. Thënë të drejtën ne 20 vite jemi duke mësuar në kërë objekt me kushte mjaftë të vështira, dhe jo të përshtatshme për një shkollë dhe na është dashur të bëjmë përpjekje maksimale për të arritur rezultatet e nevojsjhme që duhet ti kemi ne si shkollë. Ne ia kemi dalë, por besoj se në objektin e ri do t’ia dalim më lehtë dhe më mirë. Kështu aqë edhe njëherë t’i kthehemi asaj-lajmin e kemi marrë me gëzim dhe mezi presim të filloj dhe të ndërtohet shkolla”, deklaroi për Open-TV drejtor i SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri”-Kumanovë, Nagri Rexhepi. (Open-TV)
Video e plotë: