Bucks e nisën furishëm çerekun e parë duke e mbyllur me shifrat 32-16, teksa perioda e dytë ishte e barabartë 26-26.
Në çerekun e tretë, Lakers ishin më të mirë duke fituar për dy pikë 32-30.
Ndërsa në çerekun e fundit shpërthyen mysafirët duke e fituar me shifrat 27-13, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, pasi koha e rregullt u mbyll 101-101.
Në vazhdimin e parë, Lakers e fituan me shifrat 27-23, për ta mbyllur ndeshjen me fitore 128-124.
Më i dalluari në fitoren e Lakers ishte Anthony Davis, me double-double, 34 pikë, 23 kërcime dhe dy asistime. Ai u ndihmua nga Austin Reaves, me 29 pikë, 14 kërcime, 10 asistime.
Los Angeles Lakers pas fitores renditen në vendin e nëntë me 40 fitore dhe 32 humbje në Konferencën Perëndimore. /Klankosova.tv