Isak Lazami, nënkryetar i Agjensionit për Rini dhe Sport (ARS) gjatë ditës së djeshme ka vizituar ambientet e klubit të mundjes “Liria” nga Çairi.
Ai ka deklaruar se për të ishte një kënaqësi dhe nder të vizitoje një prej klubeve më të sukseshme sportive shqiptare në vendin tonë me vite të tëra, një kult të sportit të mundjes, siç është KM Liria.
Me këtë rast Lazami ëstë njohur edhe me kryesinë, organizimin dhe kushtet e klubit, ndërsa iu ka uruar fat mundësive në kampionatin ballkanik në Serres të Greqisë nga 5-7 maj.
“Kënaqësi dhe nder të isha në vizitë në një prej klubeve më të sukseshme sportive shqiptare në vendin tonë me vite të tëra, një kult i sportit të mundjes siç është KM Liria.
Vizitën e shfrytëzova për njohjen nga afër me kryesinë, organizimin dhe kushtet e klubit, por edhe për t’u uruar fat mundësive të cilët do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik, i cili mbahet nga data 5 deri më 7 maj në Serres të Greqisë”, deklaroi ai.
“Në këtë kampionat, klubin e tyre dhe shtetin tonë do t’a përfaqsojnë gjithsej 10 mundës, gjashtë prej tyre në konkurrencën U15 (Danijal Veseli, Dardan Bela, Merdijan Xhelili, Sufijan Sinani dhe Jetmir Ahmeti) dhe katër të tjerë në U17 (Muhamed Veseli, Trim Ismaili, Omer Memedi dhe Medi Bislimi).
Kënaqësia ishte e dyfishtë pasi gjatë takimit patëm edhe përfaqësues të reprezentacionit të Kosovës, të cilët gjithashtu do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik, me ç’rast ju urova fat dhe kthim me rezultate pozitive të gjithëv, theksoi Isak Lazami, nënkryetar i ARS-së. (Open-TV).