Një nga legjendat e KF Shkëndija nga Haraçina dhe ishkapiteni, Evzi Aliu, feston sot ditëlindjen. Aliu mbush 55 vjet dhe ish-klubi i tij Shkëndija i ka bërë një urim të veçantë, shkruan Open-TV.
Kryesia e klubit janë mbledhur në ambientet e klubit dhe kanë uruar legjendën e gjallë nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, me një tortë të bukur me foton e tij.
Klubi i uron legjendës Evzi Aliu edhe 100 vite të lumtura.
Evzi Aliu ka qenë kapiten i kuqezinjve nga Haraçina në vitet më të lavdishme të saj, ndërsa ai edhe sot është pjesë e këtij klubi.
Shkëndija është lider në Ligën e Tretë-Veri me 2 pikë më shumë se GFK Kumanovo, por edhe një ndeshje më tepër se rivali i tyre në luftën për titullin e kampionit. (Open-TV)