Vëllazërimi 1977 ka fituar derbin ndaj Zajazit, i vlefshëm për javën e pestë në Ligën e Tretë-Perendim, që u zhvillua të dielën në Kërçovë, shkruan Open-TV.
Derbin e ka vendosur vetëm një gol, i cili është shënuar nga Belul Nebiu në pjesën e dytë.
Edhe pse ishte mot me shi, ndeshja u ndoq nga një numër i konsiderueshëm i futbolldashësve kërçovarë.
Pas këtij triunmfi, Vëllazërimi 1977 kryeson tabelën i vetëm, tani me 15 pikë, pa asnjë humbje dhe barazim, tre më shumë se Zajazi në vendin e dytë.
Ndryshe, para fillimit të ndeshjes u mbajtë një minutë heshtje për të kujtuar “vëllain” e tyre Gazmend Ukalli.
Postim i KF Vëllazërimi:
Dje në qendrën sportive të Kf. Vëllazërimit 1977, në një atmosferë festive dhe vëllazërore u zhvillua ndeshja kampionale midis Kf.Vëllazërimit 1977 dhe Kf Zajazit.
Ndeshja u luajt në një nivel të lartë profesional që i ngjante një Derbi të vërtetë të ligës së parë!
Në fillim të ndeshjes u mbajt një minut heshtje për të kujtuar birin tonë Gazmend Ukalli.
Nëpërmjet disa fotove do t’ju përcjellë atmosferën që mbretëronte në stadium!
#SportiMbiTëGjitha/Open-TV/