Java e tetë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në hendboll për femra do të sjell derbin Kumanovo-WHC Çair, që do të zhvillohet nesër (e shtunë, 11 nëntor 2023), shkruan Open-TV.
Derbi do të fillojë në orën 16:30 dhe do të luhet në sallën sportive “Pero Nakov” në Kumanovë.
Çairi ka 16 pikë në pozitën e katërt, kurse Kumanovo e dyta me 18 pikë, andaj pritet të zhvillohet një ndeshje interesante mes dy skuadrave rivale që synojnë vetëm fitore.
Çairi ka pesë fitore, një barazim dhe një humbje, Kumanovo ka gjashtë fitore dhe një humbje, kurse Gjorce Petrov është në vendin e parë me pikë maksimale 21-sosh. (Open-TV)