Barcelona dhe drejtuesit Primera-s janë sërish në konflikt. Përfaqësuesit e kampionatit spanjoll refuzuan të regjistrojnë Marcos Alonso, i cili të premten nënshkroi kontratë të re me Barcelonën.
Ish-lojtari i Chelseat ka vazhduar bashkëpunimin me katalanasit dhe pritet të qëndrojë në Camp Nou deri në fund të sezonit 2023/24. Siç raportojnë mediat në Spanjë, Primera refuzon t’i regjistroj për shkak të mosplotësimit të kërkesave të klubit në lidhje me Fair Play-in financiar.
Arsyeja është se kontrata e tij e re do ta shtyjë Barcelonën mbi kufirin e pagave. Dhe, jo vetëm kaq, për shkak të gjithë asaj që ata nuk mundën të sillnin lojtarë të rinj këtë dimër.
Primera gjithashtu refuzoi të regjistronte Gavi si anëtar të ekipit të parë të Barcelonës, gjithashtu për shkelje të rregullave të FFP.
Barcelona ka kompletuar dokumentet për 18-vjeçarin Gavi, i cili është i listuar si lojtar i akademisë, dhe kishte shpresuar të siguronte lehtësisht një marrëveshje pas largimit të Memphis Depay dhe Gerard Pique, por zyra e Primera e refuzoi kërkesën e tyre.