• Impressum
  • Na Kontaktoni
March 22, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Opinione

Rezoluta dhe vetëdijësimi kombëtarë

January 18, 2022
in Opinione
Rezoluta dhe vetëdijësimi kombëtarë
Share on FacebookShare on Twitter
Shkruan prof.dr. Metush Sulejmani
Rezoluta të cilën e solli Kuvendi i Republikës së Kosovës që serbet e Kosovës me dy shtetësi të mos hapin punkt për të votuar për referendumin e Serbisë por të ju dhënë e drejta që ata të votojnë me zarf apo përmes qendrës ndërlidhëse, ishte një domosdoshmëri kushtetuese e rrethanave aktuale.
Kjo rezolutë ka mbështetje të fuqishme ligjore dhe kushtetuese nga shkaku se Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe demokratik, e cila proceset shoqërore i zhvillon në harmoni me kushtetuten e sajë si akt më i lartë juridik.Me këtë akt asesi nuk u cenuan liritë dhe të drejtat e minoriteteve e aq më tepër të entitetit serb të cilët janë pjesë e kësaj hapësire multietnike, multikonfesionale dhe multikulturore. Bile bile, komuniteti serb në Republikën e Kosovës edhe pse me një përqindje tepër të vogël demografike, është grupi etnik më i privilegjuar në Ballkan, Europë e më gjërë. Prandaj institucionet e shtetit të Kosovës dhe njerëzit që i përfaqësojnë dhe menaxhojnë ato institucione duhet të jenë tepër vigjilent se si duhet ti zbatojn në praktikë ligjet dhe tërë sistemin normativ përmes së cilave ruhet dhe garantohet integriteti dhe sovraniteti shtetërorë. Çdo herë kur ka tendenc që të cenohet shtetndërtimi, duhet që të krijohet homogjenitet kombëtar për funksionimin e shtetit dhe ruajtjen e substancës kombëtare. Ky homogjenitet do të jetë efektiv në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës vetëm atëherë kur ne do të dijmë të mendojmë dhe veprojmë kombëtarisht. Kjo mënyrë e mendimit dhe veprimit kombëtarë kërkon edhe njerëz të edukuar dhe të socializuar kombëtarisht sepse është përgjegjësi e madhe njerëzore dhe kombëtare të jesh në krye të atyre institucioneve shtetërore dhe të dijsh ti artikulosh interesat dhe vullnetin e përgjithshëm të popullit. Parashtrohet pyetja: a e dhanë provimin të gjithë deputetet shqiptarë të Republikës së Kosovës me rastin e votimit të rezolutës kundër referendumit serb? Me plotë gojën po them se jo, por jo të gjith. Këtë qëndrim do ta demonstrojnë të gjith ata të cilët ditën e votimit të rezolutës u zhgënjyen nga mënyra e veprimit të disa deputetëve dhe grupeve parlamentare.Pra këtu u vërejtë se nuk kishte homogjenitet kombëtar në mesin e disa deputetëve dhe vetë Partisë Demokratike të Kosovës të cilët dhanë një pasqyrë të shëmtuar karshi popullit dhe elektoratit të tyre.PDK e cila më së gjati ka udhëhequr me Republikën e Kosovës nuk mori pjesë në votimin e rezolutës që është një zhgënjim tepër i madh i elektoratit të tyre edhe pse kishin paralajmëruar se do ta përkrahin rezolutën. Bojkotimi i rezolutës në këtë rast do të thot bojkotim dhe mohim i vetëvetes, xhveshje e vetëdijshme nga trungu kombëtarë dhe afrim me interesat e armikut. Brenda LDK-së kishte luhatje të mëdha ku bajrakun për të keq e mori deputeti Dritan Selmanaj i cili u lavdrua tepër shumë nga mediumet serbe. Është shumë keq kur të lavdron armiku.Më mirë do të ishte që armiku të na kritikoj, sepse kur ai na lavdron atëherë ne më nuk e përfaqësojmë elektoratin tonë dhe interesat tona kombëtare por intreresat e armikut.
Këto punë më së miri i dijnë ata vetë,populli thotë: katundi që shihet nuk don kallauz! Pra si rezultat i kësaj mënyre të të menduarit dhe të vepruarit ne jemi këtu ku jemi: psh, në pjesën e Veriut të Republikës së Kosovës akoma nuk mund të shtrihet sovraniteti, ura e lumit Ibër akoma nuk hapet për ta lidhur pjesën e veriut me jugun, çështja e asociacionit të komunave serbe e cila synon bosnizimin e Kosovës e cila është nënshkruar në Bruksel nga politikan tanë pa vizion kombëtar si dhe shumë e shumë probleme tjera të cilat e defunksionalizojnë shtetin e Kosovës. Historikisht çdoherë kur është dashur që shqiptarët të bëhen bashkë dhe të përfitojnë diçka nga rrethanat historike, ka pasur mosmarrëveshje, bajraktarizëm, çështje inatesh, fraksione etj, të cilat i kanë dëmtuar projektet kombëtare dhe me këtë kanë përfituar armiqët. Pra çdo periudhë historike e shqiptarëve e ka pasur nga një Esad Pashë Toptan të cilët ujin e çështjes kombëtare e kanë bartur në mullirin e armikut. Kjo dotë thot se historikisht një pjesë e shqiptarëve qoftë në formën indirekte apo direkte kanë punuar dhe akoma po punojnë për interesat e të huajve.Siç duket akoma jetojmë në kushtet dhe rrethanat kurë jetoi dhe veproi poeti i madh shqiptar Gjergj Fishta i cili në një moment tha: “Më lehtë është të mbledhish një thes pleshta se ti bësh bashkë dy shqiptarë”.
Është e papranueshme qoftë në aspektin njerëzor apo kombëtar që ta duam tjetrin e aq më tepër armikun dhe ta anashkalojmë vetëveten. Kjo është një çoroditje e madhe antropologjiko-psikologjike ku në shprehje vijnë ose interesat e mëdha materiale, që është shumë e vërtetë sepse kjo ka ndodhë dhe për fat të keq akoma po vazhdon por në forma të reja, ose çrregullimet psikologjike. Armiku të respekton vetëm atëherë ku ti je i fortë,e donë veten dhe punon për vetëveten e kjo arrihet jo me përçarje por duke vënë në përdorim unifikimin dhe solidaritetin kombëtarë. Në momentin kur shqiptarët u bashkuan, formuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftuan për clirimin e vetëvetes, atëherë ata fituan miq ndërkombëtar të cilët e ndihmuan kauzën e tyre të drejt. Të vetmet subjekte politike të cilat treguan pjekuri politike dhe kombëtare në rastin e votimit të rezolutës ishin Vetëvendosja dhe Alenca për Ardhmërinë e Kosovës të cilat me dinjitet e mbrojtën interesin e Republikës së Kosovës.

Related Posts

Rushiti: Kurti zhvleftësoi ‘Zajednicën’ dhe merr njohje defakto nga Serbia
Maqedoni

Rushiti: Kurti zhvleftësoi ‘Zajednicën’ dhe merr njohje defakto nga Serbia

March 19, 2023
Të kujtojmë 35-vjet sakrificë të kumanovarëve dhe karadakut të Likovës për kauzën kombëtare dhe arsimin shqip
Opinione

Koha të organizohet një konferencë mbarkombëtare shqiptare në Tiranë apo Prishtinë me temë: Platforma kombëtare, solidariteti mbrenda shqiptar dhe e ardhmja e shqiptarëve në një shtet të përbashkët

March 14, 2023
Tri dekada nga legalizimit i tri paraleleve të Gjimnazit me mësim në gjuhën shqipe në Kumanovë
Maqedoni

Prej kur selia e ca partive shqiptare për vendime të mëdha për shqiptarë u transferua në Strumicë!?

March 12, 2023
Rexhepi: Klani i Alternativës nuk la qershi pa ngrënë!!!
Maqedoni

Rexhepi: Klani i Alternativës nuk la qershi pa ngrënë!!!

March 11, 2023
Një jetë e ka luftuar ilegalen me mjete legale e ilegale, e sot kremton e mban fjalim për ilegalen! Poshtë dyftyrësia dhe patriotët me bateri…
Maqedoni

Një jetë e ka luftuar ilegalen me mjete legale e ilegale, e sot kremton e mban fjalim për ilegalen! Poshtë dyftyrësia dhe patriotët me bateri…

March 11, 2023
Z.nj Ageler Welcome Mirëse keni ardhur këtu në RMV bashkë me valixhen tuaj diplomatike antikrim dhe antikorrupcion
Opinione

Kush punon dhe angazhohet ka të drejtë të lozë dhe të llastohet, kush nuk punon nuk e ka këtë të drejtë

March 10, 2023
Next Post
Kovaçevski-Petkov: Jemi dy popuj të afërt dhe duhet ti zgjidhim problemet, gjuha maqedonase…

Kovaçevski-Petkov: Jemi dy popuj të afërt dhe duhet ti zgjidhim problemet, gjuha maqedonase…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK