Sot janë zhvilluar dy ndeshje derbi në Ligën e Tretë-Veri. Në Butel, Bashkimi i Lubotenit e priste Bashkimin e Kumanovës, kurse në Konjare të Mesme të Shkupit, BvK-ja ishte nikoqire e Kadinos.
Kontribuesi i madh i BVK-së, dashamirësi i futbollit dhe i BvK-së dhe motivuesi më i madh i “djemve” të kësaj skuadre, Sakip Fetai kishte vendosur që sot të ndjek ndeshjen në Butel, që të shoh se si po kalon konkurrenti i tyre i drejtpërdrejt për titullin e kampionit në Ligën e Tretë-Bashkimi i Kumanovës.
Ai ishte me trup në Butel, por me mendje në Konjare të mesme të Shkupit.
Në fund, Sakip Fetai ëshë ndarë i kënaqur me barazimin e Bashkimit të Kumanovës (1-1) dhe fitoren e BvK-së (1-0), pasi tani skuadra nga Konjare e Mesme e Shkupit ka ngushtuar diferencën në vetëm tre pikë./Open-TV