Para fillimit të derbit të madh të xhiros së 32-të të kampionatit të Ligës së parë ndërmjet skuadrave të Shkëndijës dhe Struga Trim Lum në Tetovë, nikoqiri, si zakonisht, ka uruar ekipin mysafir për titullin e këtij sezoni.
Drejtori sportiv Harun Isa, si përfaqësues i kampit vendas, i dhuroi një pllakë të veçantë presidentit të Strugës Trim Lum, Arbtrim Qira, i cili nderon ekipin më të mirë në kampionatin vendas të futbollit këtë sezon.