Skuadra e Strugës Trim Lum solli një emër të ri në mbrojtje, duke nënshkruar kontratë me Besart Krivanjevën, i cili po rikthehet në futbollin vendor.
26-vjeçari Krivanjeva ka luajtur në Kosovë, ku ka veshur fanellën e Gjilanit, ndërsa më parë ka qenë edhe në Shqipëri, ku ka luajtur për Egnatia.
Pas pak më shumë se dy vitesh rikthehet në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë.
Krivanjeva i duhet Zaharievskit, sepse Darko Ilieski u largua nga ajo pozitë. Krivanjeva më parë ka luajtur edhe për Shkupin dhe Metalurgun.