Shkruan: Sulejman Mehazi
Përgjigje Zëdhënësit të ASH-së, Arben Zeqirit
I nderuar Zëdhënës i ASH-së, Arben Zeqiri, duhet të më falenderoni që ju zgjova nga gjumi i tavolinave e karrikeve të buta e me pupla të qeverisë për t’ua dëgjuar zërin që kurrë jeni në qeveri.
Është qesharake të mendoni se suksesi i partisë suaj është urimi me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Zotëri Zëdhënës i ASH-së, Arben Zeqiri, a pajtoheni edhe ju me referencën e shkruar nga politikani, esseisti, filozofi e opinionisti i mirënjohur,
Jesse M. Unruh, i cili thotë se:
“Paraja është për politikën si nëna që ushqen me qumështin e saj”!,
kurse ne do të plotësonim më tej, se a pajtoheni se pushteti për ASH-në është si babai që ju jep fëmijëve qumësht e para për t’u rritur e pasuruar sa më shumë.
@S.Mehazi