28 shkurt -Talenti i madh i futbollit Erion Aliji ka nënshkruar sot kontratën e parë profesionale me SV Ried, që garon në Bundesligën e Austrisë.
Open-TV merr vesh se kontrata është dyvjeçare.
Aliji është i datëlindjes 2005. Është me prindër nga Llojani i komunës së Likovës.
Aliji deri tani ka qenë pjesë e grupmoshës U16 të Riedit.
Ai ka shkëlqyer te ekipi i të rinjve, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të skuadrës së parë, të cilët e morën në radhët e tyre.
Aliji do të jetë një ndër futbollistët e rrallë shqiptar që do të luajnë në elitën e futbollit austriak.
Ai luan në pozitën e mesfushorit defensiv.
Transferimi në skuadrën e parë është një sukses i madh i talentit shqiptar, i cili është pjesë edhe e Kombëtares U17 të Maqedonisë së Veriut. (Open-TV)