Të martën spektakël futsalli në Studeniçan
KMF KARSHIAKA vs Futsall SHKUPI
Klubi ynë KMF Karshiaka për herë të parë do të promovohet para publikut vendas në Studeniçan si klub i ri që përgatitet për të garuar në ligën e dytë të futsallit në RMV në një lojë historike-miqësore me kampionin aktual të ligës së parë Futsall Shkupi.
Në këtë spektakël para ndeshjes kryesore me kampionin aktual është paraparë të zhvillohet edhe një ndeshje reviale mes veteranëve që kanë kontribuar të zhvillohet kjo lojë e bukur e futbollit të vogël në Karshiakë.
U bëjmë thirje gjithë dashamirëve dhe përkrahësve të KMF Karshiaka , të vini të martën (21.03.2023) në palestrën sporive Ali Tefik Demiri në Studeniçan dhe të na përkrahni e të shijojmë së bashku këtë ndeshje historike për klubin tonë.
E Martë
19:30
Salla Ali Tefik Demiri
Studeniçan
KMF Karshiaka