Kapiteni kroat Luka Modric dhe lojtarët e Realit po përgatiten për ndeshjen kundër Atletico Madridit.
Lojtarët e Real Madridit po përgatiten për derbin e qytetit kundër Atletico-s në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Mbretit, ndërsa nga stërvitja e fundit u publikua një video prej seancës së fundit stërvitore në të cilën rolin kryesor e kishte kapiteni kroat, Luka Modric.
Lojtarët e madrilenëve po argëtoheshin në stërvitje, topi arriti tek Mendy, por Modriq ia ndërpreu pasimin dhe i tregoi gishtin e mesit.
Rudiger, Rodrygo dhe Vinicius ‘vdiqën’ nga të qeshurat, dhe shumë në internet vlerësuan sakrificën e Modric në stërvitje. Atmosfera është e mrekullueshme në skuadër dhe të gjithë mezi presin derbin e qytetit kundër Atleticos.
Me një përmbyje të bujshme eliminun Villarrealin, ishin duke humbur 2:0 në pjesën e parë, por në pjesën e dytë shënuan tre gola dhe kaluan në çerekfinale, ndsërsa tani kanë një detyrë edhe më të vështirë…
— 𝑷𝒂𝒖 (@_pauliiita) January 25, 2023