Futbollisti legjendar francez dhe ish trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, mund të kishte kaluar keq, por pati shumë fat.
Zidane i kishte hipur kalit, por shumë shpejt u rrëzua prej tij dhe u gjend në tokë. Për fat, ai mbeti i padëmtuar!
Në një video të publikuar në Twitter, Zidane shihet duke rënë me mjeshtëri nga kali, ashtu sikur dikur që kontrollonte me mjeshtëri topin në fushë.
This video of Zidane falling off a horse lives in my head rent free. This man controls his falls like he used to control the balls. pic.twitter.com/A3IgnYRGa1
— WolfRMFC (@WolfRMFC) September 23, 2022
Zinedine Zidane ishte lojtari më i mirë i kombëtares franceze, e cila si mikpritëse triumfoi në Kupën e Botës 1998 dhe ai shënoi dy gola në finale kundër Brazilit.