Skiatorja Lara Colturi e cila përfaqëson Shqipërinë në Botërorinë e skive është lënduar në stërvitjen e së martës
Ajo pak orë pasi debutoi në një kampionat botëror në kategorinë e të rriturve, do duhet të ndalet.
Dëmtimi që pësoi në gjurin e djathtë e ndalon sportisten e Shqipërisë, që ta mbyll këtu rrugëtimin në këtë sezon të skive.
Nga mediet italiane mësohet se bëhet fjalë për një dëmtim të ligamentit dhe duhet të operohet dhe mundësia e rikthimit në pistë pritet të ndodhë sezonin e ardhshëm. /KlanMacedonia/