Jumna Fetahu, atletja e talentuar, falënderon kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu, për mbështetjen financiare dhe morale.
“Falënderoj kryetarin Visar Ganiu që gjeti mundësinë për të më mbështetur financiarisht. jam shumë e lumtur për këtë përkrahje që do të ishte një motiv shtesë. Unë do ti premtoj se do ta përfaqësoj komunën tonë ashtu sic është më së miri, ti sjell medalje nga cdo garë”, deklaroi Jumna, rekordmenia e shumëfishtë në hedhjen e gjyles.
Jumna Fetahu është nxënëse e shkollës fillore Ismail Qemali në Cair dhe ajo ishte e parë që i solli shkollës së saj titullin kampion nga garat e sportit shkollor që u organizuan në Kumanovë. (Open-TV)