19 shkurt – Kjo foto është e vitit 1979. Në Pula të Kroacisë ishte mbajtur kampionati shtetëror i Jugosllavisë (shteti që nuk ekzistonë më). Në foto është boksieri legjendar nga Kumanova, Rexhep Jakupi-“Kaqo” në duelin gjysmëfinal të kategorisë së lehtë kundër reprezentuesit Dragan Dimic nga klubi i boksit Partizani i Beogradit.
Rexhep Jakupi-“Kaqo” në atë kampionat u shpall kampion i Jugosllavisë, shkruan Open-TV.
Jakupi me nostalgji kujton këtë fotografi:
“Ishte kampionati shtetëror, i cili u mbajt në vitin 1979 në Pula të Kroacisë. Kjo ndeshje ishte gjysmëfinale kundër reprezentuesit Dragan Dimic, i klubit Partizan nga Beogradi. Mecin e fitova me rezultat 4-1 dhe kalova në finale. Në finale e fitova Milivoje Labudovic nga Kragujevci. Unë boksoja për Kumanovën në vitin 1979. Pra, ky ishte kampionat shtetëror i Jugosllavisë, dhe aty u bëra kampion. Aty kampion u bë edhe Ace Rusevski”, rrëfen Rexhep Jakupi-“Kaqo”, i cili sot është 63 vjecar dhe jeton në Duisburg të Gjermanisë.
Kush është Rexhep Jakupi?
Është i lindur me 03 nëntor 1958 në Kumanovë.
Rexhep Jakupi është kampion i dyfishtë i Jugosllavisë – 1979 dhe 1981, fitues i medaljes së artë në kampionatin ballkanik në Braila të Rumanisë, 1984, nënkampion i Jugosllavisë në vitin 1980. Fitues i “Gongut të artë”, të cilin e kanë fituar edhe Ace Rusevski e Rexhep Rexhepovski.
Klubin e boksit “Kumanovo” e ka braktisur në vitin 1995 dhe ka shkuar në Rijeka, ku pati një karrierë të suksesshme në ligën e parë, kurse më pas kaloi në Gjermani.
Për KB Kumanovo ka 330 mec, prej tyre 260 fitore. Edhe pse i ri dhe me një fizik të dobët me leje të mjekut ka boksuar për Kumanovën në ligën e parë. Ishte një nga boksierët që i siguronte pikë Kumanovës.
Jakupi është boksieri i vetëm nga hapësirat ish-jugosllave që e kishte mposhtur Bratisllva Risticin. /Open-TV