Hendbollistja e re Rona Miftari, e cila është vetëm 15 vjeçe, debutoi për ekipin e të rriturve të Çairit në ndeshjen miqësore me Vardarin.
Në këtë ndeshje ekipi i Çairit fitoi me rezultat minimal 32-31, ndërsa një gol në këtë ndeshje shënoi hendbollistja e re Rona Miftari.
Rona ka lindur në vitin 2008 dhe vjen nga akademia e Çairit, ajo është një nga golashënueset më të mira në ligën e pionierëve dhe kadetëve.
“Brezat zinxhirë dhe puna që bëhet në akademinë tonë janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e klubit, sepse aty përzgjidhen talente e reja, të cilët pasurojnë ekipin e parë dhe mund t’i shërbejnë shumë përfaqësueses së vendit tonë”, tha trajnerja Mia Islami.