Në prag të sfidës së dielës ndaj Ilindenit në Shkup, në fushën e këtyre të fundit, në orën 13:00, e vlefshme për javën e 11-të të ligës së Tretë-Veri, për Open-TV ka folur futbollisti i talentuar i BvK Konjare, Isa Rexhepi.
20 vjecari nga Shkupi me skuadrën e tij pret vazhdimin e serisë së rezulateve pozitive.
Ai thotë se në Ilinden shkojnë për fitore.
“Të dielën na pret një ndeshje e vështirë, por ne jemi gati dhe besojmë se do të bëjmë një lojë shumë të mirë, pasi e dimë se si duhet të luajmë kundër Ilindenit. Më e rëndësishme për ne besoj që është rezultati pozitiv, që të krijojmë atmosferë optimiste edhe për ndeshjet që na presin deri në fund të sezonit vjeshtor”, tha Rexhepi i ri.
Isa Rexhepi para se të vij në BvK Konjare ka qenë pjesë e Vllaznisë së Pozharanit dhe Vëllazërimit nga Kërçova./Open-TV.