9 maj – Klubi i karatesë “Eldi Kan” nga Shkupi mori pjesë në turneun ndërkombëtar Shoto Kan Kup 2022 në Vlasotince të Serbisë. Në këtë turne kanë marrë pjesë mbi 350 garues. KK Eldi Kan ishte i pranishëm me 19 garues në kata, kumite, kata ekipore kumite ekipore, shkruan Open-TV.
Ata kanë fituar gjashtë vende të para në kata individuale: Visar Ibrahimi (viti i lindjes 2011, m.), Hira Fidani (viti i lindjes 2011, f.), Sufjan Bajrami (viti i lindjes 2010, m.), Dino Saraçini (viti i lindjes 2009, m.), Samire Avdi (juniore), Nuran Vejsellovska (veterane).
Në kumite (lufta) vendet e para i fituan:
Arbin Buqi (kadet -60 kg), Dino Saracini (viti i lindje 2009, + 55 kg), Nuredin Osmani (kadet -55kg) dhe Mugni Sela (junior, viti i lindjes 2006/2005 , -70 kg).
Vendet e dyta në kata individuale i fituan: Sumeje Bajrami (kadete, f.) Enes Osmani (viti i lindjes 2009), Arbin Buqi (kadet, b nivo), Fjolla Beqiri (juniore).
Në kumite individuale: Dion Jashari (-45kg), Fjolla Beqiri (juniore ,+70 kg), Miraxh Feratovski (junior,+70kg) dhe Nuran Vejsellovska (seniore).
Në vendet e treta, kata individuale dolën: Faik Vejsellovski (viti i lindjes 2014 m.), Siera Fetai (viti i lindjes 2012, f.), Rana Alimi (Viti i lindjes 2011, f.), Helin Memishi (viti i lindjes 2009, f.), Enes Osmani (viti i lindjes 2009/2010 m.), Eda Dardhishta (viti i lindjes 2010, f.), Dion Jashari (viti i lindjes 2010, m.), Nuredin Osmani (kadet, m.), Miraxh Feratovski (junior), Mugni Sela (junior).
Vendi i tretë kumite individuale: Enes Osmani (viti 2010/2009, -45kg, m.).
Ekipore kata: Një vend të parë, tre vende të dyta, dy vende të treta.
Ekipore kumite (lufta ): Një vend të parë, junior meshkuj dhe një vend të dytë, femra (2006/2005).
KK Eldi Kan i takoi kupa Shoto-Kan.
“Jemi shumë të kënaqur nga rezultatet që arritëm në këtë turne ndërkombëtar në Serbi”, deklaroi trajneri Selim Dinarica./Open-TV/