Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në karate do të marrë pjesë në kampionatin evropian për kadetë, juniorë dhe U-21, në Pragë të Çekisë, i cili do të zhvillohet nga 17 deri më 19 qershor, shkruan Open-TV.
Në ekspeditë do të jenë 35 karatesitë, mes të cilëve dhe talentja Jusra Ademi.
Ajo do të garojë në konkurrencën e junioreve, në kategorinë deri më 59 kg.
Jusra është e përgatitur dhe synon të kthehet me medalje.
Në këtë kampionatin evropian do të marrin pjesë 48 shtete me 1084 garues.
Ndryshe, 17-vjecarja me karate merret plotë 10 vite dhe gjatë karrierës së saj ka fituar medalje dhe tituj kampioni të shumtë në vend, ndërsa duhet vecuar edhe pesë medaljet ballkanike./Open-TV.