12 mars – Ditën e sotme në Shkup u zhvillua kampionati shtetëror në karate për senior, në të cilin KK “Rinia” nga Mateci i komunës së Likovës mori pjesë me dy garues, të cilët shënua rezultate të kënaqshme.
Nejazi Hamidi (-60 kg) doli i dyti, kurse Omer Musliji (-67 kg) në vendin e tretë. është interesante se të dy garuesit për herë të parë e kanë sprovuar vetën në në kategorin e seniorëve.
Me këtë suksese, ata dy kualifikohen për në kampionatin ballkanik, i cili është dashur të organizohet në Greqi, por për shkak të Covid-19 është anuluar, dhe tani do të caktohet një shtet tjetër.
Garat do të vazhdojnë nesër me meçet e play-off-it për kualifikim në kampionatin europian.
“Vazhdojmë me punë dhe suksese”, ka deklaruar trajneri i KK Rinia, Seful Osmani./Open-TV/