Nga 2-4 shtator në Baku të Azerbajxhanit do të mbahet karate 1-Premierliga. Në këtë ngjarje madhe sportive të karatesë mysafir special do të jetë kampioni Enver Idrizi, përcjell Open-TV.
Ai është ftuar nga presidenti Jashar Basirov.
“Premierliga në Baku do të jetë një spektakël i madh. Pothuajse të gjitha shtetet kanë ardhur. Kosova nuk ka mundur të vijë për arsye teknike. Unë jamë i ftuar si mysafir special nga presidenti, Jashar Basirov”, ka deklaruar Enver Idrizi./Open-TV.