Të shtunën, në organizim të KK “Ulqini” nga Ulqini i Malit të Zi është zhvilluar turneu i 19-të ndërkombëtar në karate “Ulqini Open 2023”.
Karateisti i KK Kushtrimi nga Hasanbegu, Rexhep Rushiti doli kampion në kategorinë e seniorëve -67kg.
Trajneri i këtij të fundit, Irfan Aliu, është shprehur i kënaqur me suksesin e arritur të karateistit të tij.
Në turne kanë marrë pjesë mbi 900 garues nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Kroacia, Bosnja, Serbia dhe vendi organizator, Mali i Zi. (Open-TV)