Klubi i Karatesë “Rinia” nga Mateçi i komunës së Likovës sot feston 11 vjetorin e themelimit. Pikërishtë më 5 prill të vitit 2012 ishte formuar ky klub modest, por i vyeshëm sportiv, shkruan Open-TV.
“Sot festojme 11 vjetorin e klubit, 11 vite përkushtim, punë, sakrificë dhe shumë suksese. Ndjehem krenar që jam themelues dhe bartës i gjitha suksese me garuesit e mi të cilët i falënderojë secilin veç e veç. Shpresojë që në vazhdim të sjellim suksese te reja kulminante”, deklaroi trajneri Seful Osmani.
“Falënderojë të gjithë mbështetësit që nga fillimi deri më tani duke ju dëshiruar gjitha të mirat. Më kujtohet si sot premtimi që i kam dhanë vetës që në ditën e parë ‘O në peidestal o s’ka tjetër’. Punë vetëm punë ‘Zero tolerancë’”, shtoi ai.
Deri tani KK Rinia ka fituar me dhjetëa medalje ballkanike, medalje nga kupa botes, kampiona shtetëror, ndërkombëtarë dhe shumë aktivitete në arenën europiane. Stafi i portalit Open-TV i dëshiron KK Rinia përvjetorin e 11-të me dëshirën që të arrijë edhe shumë medalje të arta në arenën ndërkombëtare. (Open-TV)