25 prill – Dje bashkia Kamëz dhe Federata Shqiptare e Karatesë organizuan Kampionatin Ndërkombëtar të Karatesë “Kamza Open 2022”, në ambientet e shkollës “Hilary Clinton”. Në kampionat kanë marrë pjesë: 39 klube, nga 6 shtete pjesmarrëse me 420 sportistë, shkruan Open-TV.
Sukses të madh kanë arritur garuesit e Karate klubit “Bashkimi” nga Kumanova, të cilët fituan katër medalje të arta.
“Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Krijuesit të Gjithësisë.
Ylli Bilalli ne Garën Ndërkombëtare ne Tiranë né kategorinë -61kg.zuri vendin e pare dhe u shperblye me medalje te artë
Poashtu me medalje te artë u shperblyen edhe Mursel Misini në kategorinë senior 75-84 kg, Besar Memeti në kategorinë -52 kg, Nezir Neziri në kategorinë +70 kg. Shpresojmë në sukseset e radhës”, ka deklaruar Driton Bilalli, babai i kampionin Yll Bilalli./Open-TV/