Shkruan: Etem Xheladini
Kur gjitha shtresat e klasave shoqërore duke filluar nga punëtorët e krahut, administrata, punëtorët e arsimit, shëndetësis, policisë, gjykatësve e deri te qeveritarët, si dhe të zgjedhurit tanë-deputetët, kur është në pyetje rritja e rrogave ja arritën qëllimin, duke përfshirë këtu edhe rrogën mesatare për të punësuarit.
Kurse të gjorëve pensionistëve që pensionet me vite nuk ju rriten, edhe ashtu të vogla, nuk ju ndëgjohet zëri.
Kur dihet se e vetmja shtresë është që rrogën e pensionit e meritojnë, pasi ato mjete janë të siguruara nga kontributet dhe mundi i punës tyre për vite (deri 40-vite), e ku një numër as që arrijë ti shfrytëzojnë.
Pra, unë do të kisha sugjeruar pushtetarëve, Qeverisë të RMV, të vetëdijësohen, të kenë pak mëshirë, të kenë spaku njerëzi për këte shtresë të qytetarëve, të lënë pas dore, të ju mundësojnë të jetojnë si të tjerët, t’ju krijohen kushtet që edhe ata ty shfrytëzojnë benifitet e të mirat për një pleqëri siç e meritojnë, për kontributin e dhënë më parê për këte shoqëri me vite.
Për fund pyes ku është Organizata e Pensionistëve, përse nuk ju ndëgjohet zëri, athua, ata që i pêrfaqësojnë pensionistët mos janë aristokratët e dikurshëm, që kishin rroga të majme, e më siguri tani i kanë edhe pensionet e majme. Me siguri është edhe një dukuri që mund ti heshtë, se shumica e pasardhësve të tyre kanë pozicione në pushtetin aktual, po edhe biznese të majme.
Është koha që shtresa e pensionistve me të ardhura të ulta dhe ata me të ardhura minimale, e që janë shumica apsolute të ngrejnë zëri dhe të zgjedhin njerzë me dinjitet që mund ti përfaqësojnë, për të hapruar me kohën.
Absurdi ma i madhë që ka ndodhur këto dy vitet e fundit është kur para disa muajve u lajmërua se do të ketë rritje lineare të pensioneve, dhe ate 130 Den, ishte nënçmimi e turpi më i madhë, kur të gjithë u çuan në këmbë për rritjen e rrogave me përgjindje prej 20% e deri 100%, kjo Qeveri bëri edhe njê gafë, duke i ofruar pensionistëve nga një ndihmë për tre muaj nga 1000 Den, ku kjo ndihmë me pensin e Qershorit u ndërpre edhe ate kur çmimet rriten dita ditës ab-norme (pa kontrollë).
Mjerim , mjerim, mjerim ku na erdhi gjendja, kur njerzëve meritorë në vend të shpërblimit për kontributin e dhënë me vite, jetën ju bëjnë mjerim, pasi e vetmja shtres e shoqêris që nuk mund të sigurojnë të ardhura tjera për egzistencë.
Taxhedin Nuredini, Ajaz Emini and 49 others
3 Comments
Like
Comment
Share