Karateistët e Bashkimit nga Kumanova dje kanë marrë pjesë në turneun e 18-të ndërkombëtarë të karatesë “Struga Open 2023”, ku pjesëmarrës ishin klube nga Kosova, Shqipëria dhe vendi.
Sara Muadini (2013, +40kg) dhe Ajan Muarremi (2013, -35kg) i kanë fituar dy vendet e para.
Postimi i plotë i KK Bashkimi:
Dje Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002” nga Kumanova mori pjesë me dy garues në turneun ndërkombëtar “Struga Open 2023”, duek arritur këto rezultate;
Sara Muadini 🥇 2013, +40 kg
Ajan Muarremi 🥇 2013, -35 kg
Sot ishte i pranishëm edhe Trajneri Mursel Misini i cili erdhi nga kampi stërvitor në Ohër ku po zhvillojnë përgaditje me reprezentacionin e Kroacisë ku nga afër i ndjeki dy garuesit të cilët kishin paraqitje shumë të bukur në ktë garë.
Me respekt Stafi i K.K. Bashkimit. (Open-TV)