Djemtë dhe vajzat e KK Rinia nga Mateçi i komunës së Likovës treguan cilësitë e tyre në Kampionatin shtetëror, që u mbajt sot në Kriva Palanka.
Dy medalje të arta dhe një të argjendtë, një sukses i jashtëzakonshëm.
Trajneri Seful Osmani është i lumtur me të arriturat, por edhe në anën tjetër me frymën luftarake të garuesve të tij, shkruan Open-TV.
Elif Osmani në konkurencën e femrave dhe Amar Avdiu në atë të meshkujve u shpallën kampion, kurse Furkan Osmani nënkampion. Nevrije Osmani nuk ia doli të renditet në mesin e tre më të mirëve.
Të tre garuesit fituan të drejtën për pjesëmarrje në kampionatin Ballkanik, i cili nga 26-28 maj 2023 do të mbahet në Tivar të Malit të Zi. (Open-TV)