Dy vëllezërit nga Kumanova, Ylli dhe Rinar Bilalli, anëtarë të klubit të karatesë “Bashkimi” nga Kumanova, po arrijnë suksese të mëdha në sport, konkretisht në karate. Atyre që në këtë moshë ka nisur t’ju dëgjohet zëri, shkruan Open-TV.
Ylli Bilalli (-68 kg) është kampion i shumëfishtë shtetërorë dhe kampion ballkanik, ndërsa Rinar Bilalli (-35 kg) kampion i ri shtetërorë në Maqedoninë e Veriut.
Ylli në muajin maj (19-21 maj) do të marrë pjesë në kampionatin mesdhetar, i cili do të zhvillohet në Tunizi, kurse Rinari do ta përfaqësojë vendin në kampionatin ballkanik në Tivar të Malit të Zi nga data 26-28 maj.
Ylli dhe Rinari premtojnë se nga këto dy aktivitete ndërkombëtare sportive do të japim maksimumin për tu kthyer me medalje.
Ndryshe, Federata e Karatesë së Maqedonisë së Veriut iu ka bërë me dije klubeve se barra e shpenzimeve bie mbi ta, respektivsht mbi garuesit, që do të jetë një ngarkesë e madhe në këtë kohë të krizës ekonomike. (Open-TV)