Sot, me rastin e Ditës së Komunës së Likovës, Ylli Bilalli, karateist i KK Bashkimi u vlerësua me çmimin Sportisti me i mirë i vitit, shkruan Open-TV.
“Faleminderit i nderuar Kryetar i Komunës së Likovës z. Erkan Arifi
Faleminderit Kryetar i Kuvendit Komunal të Komunës së Likovës z. Zekirja Shaini dhe mbarë Këshilli dhe stafi komunal i Likovës për çmimin,vlerësimin dhe përkrahjen.
Sot me rastin e Ditës së Komunës së Likovës,Ylli Bilalli u vlerësua me çmimin Sportisti me i mirë i vitit.
Shpresojmë në sukseset e rradhës”, ka deklaruar babai i Yllit, dr. Driton Bilalli./Open-TV/