Atletja e talentuar Jumna Fetahu nga Shkupi në garat e sotme ka fituar dy vende të para: në hedhjen e gjyles dhe diskut. Në disiplinën e dytë, ajo theu edhe dy rekorde: për pioniere dhe juniore, raporton Open-TV.
Rekordi në konkurencëne e junioreve është 35, 45 metra dhe nga sot është pronë e saj.
Jumna Fetahu pati edhe një rast të mirë për rekord në konkurencën e senioreve me nje gjuajtje prej 36,45 metra, por fati nuk ishte në anën e saj, për shkak të një shkelje të vogël. Sidoqftë rezultatet e ditës së sotme janë një arritje e madhe për talenten e atletikës./Open-TV.